Fjalë Kyçe

Veseli thotë se edhe Kosova në një të ardhme të afërt do jetë pjesë e NATO-s

Veseli thotë se edhe Kosova në një të ardhme të afërt do jetë pjesë e NATO-s

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mirëpritur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO nga shteti i Maqedonisë së Veriut.

Veseli, ka shkruar se Kosova e shikon me entuziazëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke shpresuar që ta ndjekë shembullin e njëjtë në një të ardhme sa më të afërt, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

“Lajmi i nënshkrimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga shteti mik i Maqedonisë së Veriut, është një ngjarje e mirëpritur, jo vetëm për fqinjët tanë por për mbarë rajonin. Jam veçanërisht i gëzuar për bashkombasit tanë në këtë shtet, të cilët, kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e integrimeve euro-atlantike. Kosova e shikon me entuziazëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke shpresuar që ta ndjekë shembullin e njëjtë në një të ardhme sa më të afërt. Ne e shikojmë zgjerimin NATO-s në rajonin tonë si një proces shumë të rëndësishëm e të dobishëm që forcon paqen e stabilitetin dhe që konsolidon lirinë dhe demokracinë për gjithë Ballkanin”, ka shkruar Veseli./Gazeta Alo/

Lajme të tjera