Fjalë Kyçe

Veseli tregon arsyet e takimit të mbrëmshëm me liderë

Veseli tregon arsyet e takimit të mbrëmshëm me liderë

Në vizitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, të cilën e zhvilloi sot në shkollën ‘’Jeronim de Rada’’, ai ka folur edhe për fotografinë e fundit të publikuar në një darkë të përbashkët me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

I pyetur për takimin e mbrëmshëm me liderët ai ka dhënë një arsye për vizitën e përbashkët.

”Ia uruam shtëpinë e re Hashim Thaçit”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket taksës ai ka thënë se kjo tarifë do të mbetet derisa Serbia sillet njëjtë karshi Kosovës.

Veseli veç kësaj ka bërë të ditur se draft-dokumentin për kushtet e taksës i ka paraqitur para dhjetë ditëve duke ua dërguar partnerëve të tjerë institucionalë.

Megjithatë për një gjë të tillë duket se Veseli është hatruar pasi publikimi i këtij dokumenti, sipas tij s’ishte i nevojshëm dhe i duhur.

”Serbia nuk do duhej t’i dinte kushtet tona”, është shprehur ai.