Fjalë Kyçe

Veseli u bën thirrje ndërmarrësve: Mos blini toka

Veseli u bën thirrje ndërmarrësve: Mos blini toka

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje të gjithë ndërmarrësve qe mos të blejnë toka.

Ai ka thënë se kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen tij, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japim me 1 euro metrin katror, me qiradhënie afatgjate për 99 vite.

“U bëj thirrje të gjithë ndërmarrësve: mos blini toka. Kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen time, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japim me 1 euro metrin katror, me qiradhënie afatgjate për 99 vite”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në Facebook.