Fjalë Kyçe

Veseli vendos lule në varret e vëllezërve Bytyqi në New York

Veseli vendos lule në varret e vëllezërve Bytyqi në New York

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me bashkëluftëtarët nga Batalioni i Atlantikut kanë vendosur lule pranë varreve të tre vëllezërve Bytyqi në New York.

“Tre vëllezërit, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, janë një nga shembujt më të mirë të shërbimit dhe sakrificës për atdheun. Ata zgjodhën ta lënë vendin ku kishin lindur e ishin rritur, Amerikën, për tu nisur drejt Kosovës në kohën më të vështirë. Luftuan me zemër për lirinë e saj dhe e dhanë edhe jetën”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli në Facebook.

Më tej  Veseli ka thënë se vëllezërit Bytyqi dhe të gjithë ata djem dhe vajza që dhanë jetën për Kosovën, na kujtojnë së sa e shenjtë është liria.

“Se sa i shenjtë është shteti ynë dhe se sa e shenjtë është Ushtria e Kosovës. Lavdi!”, ka përfunduar Veseli.

Tre vëllezërit Bytyqi ishin arrestuar në Serbi për kalim ilegal të kufirit në vitin 1999 dhe pas lirimit ishin ekzekutuar atje.