Fjalë Kyçe

Veseli: Vetëvendosje lëvizje anarkiste, LDK ka humbur rrugën (Video)

Veseli: Vetëvendosje lëvizje anarkiste, LDK ka humbur rrugën (Video)

Opozita në Kosovë është e dobët, pa kauzë dhe vetëm me bojkot.

Kështu thotë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili i quan manipulanta Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Në intervistën 45 minuta, dhënë për KosovaPress, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e quan Vetëvendosjen lëvizje anarkiste, ndërsa LDK-në parti të përçarë që nuk e di rrugën e vet.

Sipas Kadri Veselit, me mentalitetin që ka opozita, të cilin ai e quan të çoroditur, bllokues e urrejtës, ata do të humbin prapë.

Veseli thotë se çuditet nga veprimet e LDK-së, për të cilët thotë se po veprojnë sikur Vetëvendosje, duke u munguar kështu vetëm hedhja e gazit lotsjellës.

I pyetur për koalicionin qeverisës, Veseli thotë që i ka vështirësitë e veta dhe nuk është më i miri.

Sipas tij, kjo do të jetë përgjigja e qytetarëve të Kosovës, ku opozita nuk do të fitojë asnjëherë me këtë mentalitet që ka.

Veseli pranon se qeveria ka gabime dhe duhet të përmirësohet, por thotë se Kosova nuk është për t’u shkatërruar sepse ka zhvillim dhe perspektivë të jashtëzakonshme.

I pyetur për mocionin e mosbesimit që po e inicion opozita, Veseli thotë se i vjen keq për këtë opozitë e cila sipas tij nuk do të ketë sukses në këtë formë.

I pyetur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme këtë vit, kryetari i PDK-së thotë se kjo parti ka vizion edhe për 10 vjet të tjera.

Për Lëvizjen Vetëvendosje thotë se është anarkiste e cila gotën e sheh gjysme të zbrazet, ndërsa për LDK-në thotë se nuk e di rrugën e vet.

Kreu i PDK-së thotë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt që votohet nga qytetarët e Kosovës, veçse thekson se nuk i bëjmë përshtypje, siç i quan ai, kokorratjet e atyre që mundohen të fitojnë vota duke folur kundër PDK-së, e pastaj shikojnë për bashkëpunim me po këtë parti.

Veseli thotë se partneritet kanë vetëm me qytetarët, por e respektojnë secilën parti dhe nuk kanë urrejtje ndaj askujt.