Fjalë Kyçe

Veseli, takimin e së premtes e njoftoi të shtunën

Veseli, takimin e së premtes e njoftoi të shtunën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se së shpejti do të miratohet Ligji për Vlerat e luftës, lajm të cilin e bëri publik në faqen e tij në Facebook.

Por, një postim tjetër i Veselit po del të mos jetë i vërtetë.

Të shtunën, një ditë pasi u raportua se Veseli udhëtoi jashtë Kosovës, e ai tha se është në studime, në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se takoi familjarët e personave të pagjetur, me të cilët bisedoi për këtë çështje dhe krijimin e Tribunalit për krime të Serbisë.

Njoftimi u dha edhe nga PDK-ja më 4 maj.

Por, njëra nga pjesëmarrëset në këtë takim, Nysrete Kumnova, ka thënë për KTV-në se takimi nuk është zhvilluar të shtunën. “Jemi takuar të premten në orën 12”, tha ajo.