Fjalë Kyçe

Veshja interesante e Dua Lipës në “Brit Awards 2019”, tregon edhe njëherë dashurinë që ka për Kosovën

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, natën që lamë pas (e mërkurë) është shpërblyer me çmim në “Brit Awards 2019”, bashkë me Calvin Harris, shkruan lajmi.net.

Kënga “One Kiss”, e Dua Lipës në duet me Calvin Harris u zgjodh “Kënga më e mirë e vitit”.

Dua u ngjit në skenë për ta kënduar ‘live’ këtë këngë, pak para se të merrte çmimin, i cili vjen pas dy çmimeve ‘Grammy’ që ajo mori javën e kaluar.

Por ajo çfarë ka rënë në sy ishte fakti se këngëtarja shqiptare është veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, verdh e kaltër.

Dua ka veshur një fustan me ngjyrë të kaltër në të cilin shihen yje, e këpucët i ka të verdha.