Fjalë Kyçe

Vet-aksidentohet Ermal Fejzullahu

Vet-aksidentohet Ermal Fejzullahu

Ermal Fejzullahu është vetaksidentuar me veturë.
Këngëtari i njohur Ermal Fejuzullahu gjatë ditës së sotme ka pësuar aksident me veturë, shkruan lajmi.net.
Ngjarja ka ndodhur tek menza e studentëve. Këngëtari nuk ka pësuar lëndime, përveç dëmeve materiale.
Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net, Bajram Krsaniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Po, në ora 18:30, tek semaforët tek menza e studentëve ka qenë një vet-aksident, nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi për lajmi.net.