Fjalë Kyçe

Vetaksidentohet e futet në lokal, pronari ankohet për dëme

Vetaksidentohet e futet në lokal, pronari ankohet për dëme

Një veturë dyshohet të jetë vetaksidentuar mëngjesin e së enjtes tek rrethrrotullimi Lipjan – Janjevë.

Sipas pronarëve të këtij biznesit, vetura, dyshohet të ketë qenë në shpejtësi të madhe. E kjo mund të vërehet edhe nga  gjurmët e lëna në rrugë nga automjeti.

E pasojat, ani se jo në njerëz, janë të mëdha ekonomikisht.

Nga emergjenca në Lipjan i konfirmuan televizionit, se të aksidentuarve iu është dhënë ndihmën e parë në vendngjarje, dhe së të njëjtit i kanë nisur drejt Qëndresë Spitalore në Prishtinë.

Por, zyrtarët e kësaj të fundit, nuk dhanë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Ndërkohë, që për rastin, as policia nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e Klanit.