Fjalë Kyçe

Vetaksidentohet një kamion, bllokohet rruga Carralevë-Duhël

Vetaksidentohet një kamion, bllokohet rruga Carralevë-Duhël

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vetaksident në rrugën Carralevë- Duhël.

Zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 07:20, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim në emergjencë.

Shaqiri ka bërë të ditur se për pasojë rruga Carralevë- Duhël është bllokuar derisa kamioni i aksidentuar të largohet.

“Ju informojm se sot me datë 27.03.2024, rreth orës 07:20 është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën Carralevë- Duhël. Si pasojë e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime e është në drejtim të emergjencës. Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.

Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është I përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”