Fjalë Kyçe

Vetë pa maskë, polici gjobit punëtorin e ndërtimtarisë në vendin e punës

Vetë pa maskë, polici gjobit punëtorin e ndërtimtarisë në vendin e punës

Një punëtor i ndërtimtarisë është gjobitur sot në vendin e punës për mosmbajtje të maskës.

Bashkim Elshani nga Drenasi ishte duke punuar në vendpunishte në Skenderaj kur i është afruar patrulla e Policisë dhe i ka shqiptuar një gjobë për mosmbajtje të maskës.Elshani ka thënë se është gjobitur me 35 euro.Në momentin e gjobitjes ai ka thënë se ishte duke e drejtuar vinçin në objektin banesor ku ishte duke punuar.Ai e ka incizuar krejt rastin.

Në pamjet që i ka dërguar në KALLXO.com shihet se polici që ia dorëzon gjobën nuk e ka të vendosur maskën si duhet. Polici e mban maskën nën mjekër.“Vjen të dënon në vend punishte për maskë. Kjo është tmerr, që ku ëe drejton kamerën tek objekti banesor] jemi duke punu me kran”, thotë ai në video e më pastaj teksa merr gjobën u thotë policëve: “Marre është kjo çka keni ba”.Polici dëgjohet duke i thënë qytetarit se ka të drejtë ankese.

Kjo është video që ka publikuar qytetari:

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka njoftuar se janë shqiptuar 868 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i kanë vendosur maskat apo nuk i kanë respektuar masat e tjera për mbrojtje nga COVID-19.Maskat janë obligative në Kosovë dhe për mosmbajtjen e tyre gjoba fillon nga 35 euro. Në vend sot janë shënuar 701 raste të reja me COVID-19.Në disa raste janë parë edhe vetë zyrtarët policor duke mos respektuar këtë masë për të cilën dënojnë qytetarët.