Fjalë Kyçe

Vetëdorëzohet në Polici burri që plagosi një tjetër sot në “Tregun e automjeteve”

Vetëdorëzohet në Polici burri që plagosi një tjetër sot në “Tregun e automjeteve”

Është vetëdorëzuar në Polici personi i cili plagosi një tjetër sot në “Tregun e automjeteve” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00, i dyshuari për plagosjen me armë zjarri të një personi në Tregun e Veturave është vetëdorëzuar në polici. Rasti është iniciuar si ‘tentim vrasje’”, ka thënë Ahmeti, teksa ka treguar se Policia është duke i ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Mëngjesin e sotëm, një person është plagosur me armë zjarri, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 07:30.