Fjalë Kyçe

Vetëm 500 euro kursime në bankë, cila është pasuria e deklaruar e ministres Haxhiu?

Vetëm 500 euro kursime në bankë, cila është pasuria e deklaruar e ministres Haxhiu?

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit tashmë ka publikuar disa të dhëna mbi pasurinë që posedojnë zyrtarët publikë.

Deklarimin e pasurisë në këtë agjenci e ka bërë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton Telegrafi.

Ministrja ka deklaruar se kanë një banesë, vlera e të cilës arrin 60 mijë euro, dhe tokë në vlerë 15 mijë euro. Ajo ka bërë të ditur se pasuria është në pronësi të bashkëshortit të saj.

Haxhiu gjithashtu ka treguar se ka një veturë, e cila kushton rreth 9 mijë e 700 euro.

Ministrja e Drejtësisë së bashku me bashkëshortin e saj kanë 500 euro kursime, ndërsa ka deklaruar se ka edhe dy kredi.

Deklarimin e plotë të pasurisë së ministres mund ta gjeni duke klikuar KËTU