Fjalë Kyçe

Vetëm brenda këtij viti, 200 persona nga Ferizaj kanë parashtruar kërkesë për të hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Vetëm brenda këtij viti, 200 persona nga Ferizaj kanë parashtruar kërkesë për të hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Gjatë vitit 2019 kërkesë për heqjen e shtetësisë së Kosovës pranë komunës së Ferizajt kanë parashtruar 200 persona që më së shumti vijnë nga Gjermania, përderisa kërkesë për fitim të shtetësisë kanë kërkuar vetëm 26 persona.

Dy shtetësia në shumicën e vendeve të Evropës nuk lejohet, andaj shumë shtetas të Kosovës detyrohen të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, e një procedure të tillë në komunën e Ferizajt iu kanë nënshtruar 200 persona, që kanë parashtruar kërkesë për heqje të shtetësisë në vitin 2019.

Naim Xhokli Zyrtar i gjendjes civile në komunën e Ferizajt për Televizionin Liria ka theksuar se numri i kërkesave për heqje të shtetësisë gjatë vitit 2019 ka qenë i njëjtë me atë të vitit 2018, e personat nga Gjermania  janë ata që prijnë me këto kërkesa.

“Kërkesat janë të ngjashme si në vitin 2018, edhe këtë vit kemi afërsisht 200 kërkesa për heqjen e shtetësisë së Kosovës vetëm në komunë, pa u përmend kërkesat në përfaqësitë diplomatike në perëndim , zakonisht në bazë të deklarimeve të qytetarëve kërkesat më të më dha janë nga personat që vijnë nga Gjermania, pastaj Austria dhe një numër shumë i vogël vijnë nga Holanda dhe Norvegjia “ tha Xhokli

Gjithashtu sipas Xhoklit procedurat për fitimin e shtetësisë janë më të komplikuara dhe ndahen sipas kategorive, e para me origjinë të prindërve, e dyta me lidhje martesore dhe forma e tretë është me natyralizim dhe gjithsej gjatë viti 2019 sipas Xhoklit janë vetëm 26 raste që kanë aplikuar për fitim të nënshtetësisë së Kosovës në komunën e Ferizajt.