Fjalë Kyçe

Vetëm Mbappe dhe Messi qëndrojnë më mirë se Rashica

Vetëm Mbappe dhe Messi qëndrojnë më mirë se Rashica

Nuk do të jetë befasi e madhe të mësosh që Kylian Mbappe dhe Lionel Messi kanë raportin më të mirë të golave për minutë në vitin 2019, por befasia është Milot Rashica, i cili me Werder Bremen po e rrezikon dyshen e përmendur.

Lojtari kryesor i Werder shënoi dy herë në fundjavë për të shkuar në kuotën e gjashtë golave për sezonin 2019/20 të Bundesligës, me të gjitha golat që erdhën në tetë paraqitjet e tij të fundit. Rashica ka luajtur në nëntë ndeshje të ligës, gjithsej 751 minuta.

23-vjeçari gjithashtu shënoi tetë herë në 17 ndeshje gjatë pjesës së dytë të edicionit 2018/19, dhe aktualisht është mesatarisht një gol çdo 123 minuta, përcjell lajmi.net.

Vetëm Mbappe i Paris Saint-Germain (një gol për 83 minuta) dhe Messi i Barcelonës (një gol për 86 minuta) kanë statistika më të mira se ai në vitin 2019.

Sulmuesi i PSG, Neymar ndan të njëjtin raport me Rashicën, megjithëse shënon dy gola më pak të ligës që nga fundi i vitit. Raheem Sterling i Manchester City plotëson pesëshen e parë (një gol çdo 127 minuta).

Rashica, i cili humbi një pjesë të ndeshjeve për shkak të dëmtimit më herët, është zgjedhja e parë e trajnerit të Werderit, Florian Kohfeldt, për të udhëhequr sulmi, por është kategorizuar më së miri si ‘sulmues fals’.