Fjalë Kyçe

Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Tutje, MSH bën të ditur se numri i të shëruarve brenda këtyre orëve është 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
18 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ️Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ️Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 632.