Fjalë Kyçe

Vetëm tre njerëz me flamur të UÇK-së e presin Thaçin tek Gjykata Speciale

Vetëm tre njerëz me flamur të UÇK-së e presin Thaçin tek Gjykata Speciale

Presidenti Hashim Thaçi u paraqit dje për intervistim para prokurorëve të Dhomave të Specializuara në Hagë, por jehonë mori edhe pritja para ndërtesës.

Për ta pritur Thaçin ishin mbledhur dhjetra persona me flamuj të UÇK-së, të cilët thirrnin edhe emrin e presidentit, shkruan Reporteri.net.

Mirëpo sot, kur Thaçi erdhi për ditën e dytë të intervistimit, nuk e pritën edhe aq shumë njerëz. Vetëm 3 sosh u gjenden para Speciales me flamurin e UÇK-së në duar.

Për dallim nga dje, presidenti Thaçi nuk foli për media para se të hynte në ndërtesës e gjykatës në Hagë.

Siç u raportua deri tash, dje Thaçi nuk u mbrojt në heshtje pasi intervistimi zgjati mbi 5 orë.