Fjalë Kyçe

Vetëvendosja mburret: U votua rritja e pagës minimale, siç kishim premtuar

Vetëvendosja mburret: U votua rritja e pagës minimale, siç kishim premtuar

Lëvizja Vetëvendosje është mburrur me votimin e Ligjit për Pagën Minimale sot në Kuvend duke thënë se kështu kanë realizuar një premtim të bërë.

Vetëvendosja, përmes një postimi në Facebook, ka uruar rritjen e pagës minimale në 264 euro duke thënë se për punëtorët nën 35 vjeç paga minimale është rritur për 103 % derisa për ata deri në 65 vjeç për 55 %.

“Paga minimale rritet në 264 euro. Me 68 vota PËR, 0 kundër dhe 6 Abstenime, pas 11 vjetëve në Kuvendin e Kosovës sot u votua në lexim të parë rritja e pagës minimale në Kosovë ashtu siç kishim premtuar si Lëvizje VETËVENDOSJE!. Nga 130 euro e 170 euro në 264 euro për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%. Për punëtorët deri në 65 vjeç rritje e pagës minimale për 55%. Urime!”, ka shkruar Vetëvendosja në Facebook.