Fjalë Kyçe

Vetëvendosje dhe PSD-ja kalojnë edhe në nivelin e përleshjeve fizike

Vetëvendosje dhe PSD-ja kalojnë edhe në nivelin e përleshjeve fizike

Një rrahje ka ndodh ndërmjet Leonard Shalës, asamblist i Partisë Social Demokrate në Therandë dhe aktivistit të Vetëvendosjes në këtë qytet, Veton Shalës.

E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, komentoi në një postim të facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Imeri.

Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se janë bërë bisht i PDK-së, raporton Gazeta Express.

Përgjigje për këtë kishte asamblisti i PSD-së, i cili shkroi duke e akuzuar se “është shtyrë nga dikush të leh”.

Pas gjithë komenteve, të nesërmen ndodhi edhe rrahja.

Televizioni 7 ka kontaktuar me aktivistin e VV-së, i cili ka konfirmuar se është grushtuar nga asambleisti i PSD.

Madje, Veton Shala thotë të ketë kërkuar ndihmë në emergjencë.

Shala ka konfirmuar se ka lajmëruar rastin në polici.