Fjalë Kyçe

Vetëvendosje fillon ofensivën: Kërkon shkarkim e Vlora Çitakut

Vetëvendosje fillon ofensivën: Kërkon shkarkim e Vlora Çitakut

Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina J Smith, e ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën, ajo është përgjigjur në njoftimin e Presidentit Thaçi ku ai kishte njoftuar për këtë lajm.

E ndaj kësaj pati reagime të shumta sot në Kosovë, ku tani edhe zyrtarisht Lëvizja Vetëvendosje ka filluar ofensivën për shkarkimin e Ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitkaut.

Vetëvendosje përmes zyrtarëve të saj po kërkon shkarkimin e Çitakut pasi po thuhet se ajo është përgjegjëse për këtë, pasi vet dha lajmin e para për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka.

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, ka reaguar sot duke kërkuar shkarkimin e Çitakut, ani pse dje krejt meritat për këtë ia atribuoi Qeverisë së re Kurti.

Jo vetëm Pacolli,  edhe ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe zyrtari i saj, Enver Dugolli ka thënë se është i sigurt që ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca do ta shkarkojë menjëherë ambasadoren Çitaku.

E  Konjufca ka paralajmëruar se do të marr veprime ndaj Ambasadores Vlora Çitaku, pasi sipas tij lidhet me përgjegjësitë e saj.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, ka shkruar Konjufca.