Fjalë Kyçe

Vetëvendosje koalicion parazgjedhor me këtë parti politike

Vetëvendosje koalicion parazgjedhor me këtë parti politike

Lëvizja Vetëvendosje dhe Alternativa janë në bisedime të avancuara për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka thënë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Në një intervistë për Interkativ në KTV të mërkurën në mbrëmje, Kusari-Lila u shpreh se “ka mbetur që në ditët në vijim” të formalizohet marrëveshja mes Alternativës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk kemi vendim ende por kemi pasur bisedime në veçanti me Vetëvendosjen. Do të ishte ideale të ishte një koordinim më i mirë i opozitës. këto koordinime”, ka deklaruar fillimisht Kusari-Lila.

“Kemi pasur së fundmi bisedë për marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, kemi pasur diskutime edhe në Kryesinë e partisë dhe mbetet në ditët në vijim bashkërendimi i programeve dhe aktiviteteve [me Lëvizjen Vetëvendosje]”, u shpreh ajo.

Alternativa ka qenë pjesë e opozitës në Kuvend gjatë qeverisjes së koalicionit PAN. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Alternativa i ishte bashkuar një koalicioni të gjerë së bashku me LDK-në dhe AKR-në.