Fjalë Kyçe

Vetëvendosje: Me LDK-në do t’i fitonim zgjedhjet

Vetëvendosje: Me LDK-në do t’i fitonim zgjedhjet

Nënkryetari  i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se ka disponim në këtë parti që të lidhin një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Bislimi në KTV ka thënë se nuk është pikë ndarëse ndërmjet partive, pozita e kryeministrit.

Bislimi është shprehur i sigurt se nëse arrijnë koalicion parazgjedhor me LDK-në, do t’i fitojnë zgjedhjet.

“Një koalicion parazgjedhor mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, është koalicion që do të mund të ndikonte në rritjen e pjesëmarrësve në zgjedhje. Në rast të koalicionit, sigurt fitojmë”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, asnjë skenar i mundshëm nuk e nxjerr keq Vetëvendosjen dhe kjo po bën që Thaçi e Veseli po mundohen të shtynë datën e zgjedhjeve.