Fjalë Kyçe

Vetëvendosje proteston në Berlin para Samitit për Ballkanin

Vetëvendosje proteston në Berlin para Samitit për Ballkanin

Sot do të mbahet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin mirëpo, Vetëvendosje, do të protestojë para ndërtesës zyrës së kancelares së Gjermanisë.

Në prag të Samitit të Ballkanit, i cili do të mbahet sot në Berlin, Lëvizja Vetëvendose, qendra Gjermani, do të protestojë siç kanë thënë ata kundër siç thonë ata, pazareve Thaçi-Vuçiq.

Protesta e tyre do të mbahet para zyrës së kancelares së Gjermanisë në Berlin, duke filluar nga ora 18:00.

Kjo qendër nëpërmjet një komunikate thotë se sipas qarqeve diplomatike dhe shtypit ndërkombëtar, një prej temave kryesore të këtij samiti do të jetë Republika e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas Vetëvendosjes, përqendrimi kryesorë i vëmendjes në ketë temë do të jetë trajtimi i pazareve të Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, të cilët i bashkon marrëveshja e tyre gjentelmene për rrudhjen dhe cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

“Ku do mund të përfundonte një marrëveshje e tillë, e cila e ka pretekst herë “korrigjimin e kufijve” dhe herë “shkëmbimin territorial”, na tregon sot shumë qartë shteti pothuajse jofunksional i Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet në njoftim.