Kreu i partisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po vazhdo të mirëpret anëtarë të rinj të cilët po i bashkohen partisë së tij.
Astrit Rexhepi, Ardiana Veseli dhe Mufail Salihaj janë tre emrat më të ri të cilët iu kanë bashkuar Lëvizje Vetëvendosje.
Kurti, përmes një postim në facebook, ka prezantuar anëtarët e rinj duke ngritur larte profilin e secilit prej tyre, duke thënë se me angazhimin e dijeve dhe të përvojës së profesionistëve të zotë, do të shohim një gjallërim në të gjitha fushat e jetës.
“Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me angazhimin e dijeve dhe të përvojës së profesionistëve të zotë, do të shohim një gjallërim në të gjitha fushat e jetës e shoqërisë në Kosovë si dhe një shtim të larmisë së ekonomisë së vendit. Fara e zhvillimit është mbjellur tashmë” ka shkruar Kurti.