Sajti i ndarjes së videove, TikTok, po stërmundohet të heqë klipet që tregojnë një burrë që vret veten. Pamjet, që kanë qarkulluar në platformë prej ditësh, e kanë origjinën në facebook dhe janë ndarë po ashtu edhe në twitter dhe instagram.
TikTok, është shumë popullor mes të rinjve dhe shumëkush ka raportuar përballjen me videon dhe traumatizimin me përmbajtjen e saj. Aplikacioni tha se do të ndalojë llogaritë që kanë upload-uar në mënyrë të përsëritur klipet.
Në anën tjetër Facebook tha për BBC se kishte hequr videon origjinale nga rrjeti muajin e shkuar, pikërisht ditën në të cilën ishte transmetuar dhe se kishte përdorur teknologjinë e automatizuar për të hequr kopjet dhe aplodimet që nga ajo kohë.
Në rastin e TikTokut, algoritmet e tij shpesh rekomandojnë përmbajtje nga njerëz që nuk ndiqen në mënyrë direkte nga një përdorues. Disa persona kanë transmetuar vetëvrasjet e tyre live në facebook, që nga 2015. Facebook po ashtu është përballur me kritika pasi instagrami ndan përmbajtje që përmbajnë vetëlëndim dhe vetëvrasje.
Pas vdekjes së Molly Russell, në 2017, babai i saj tha se platforma e kishte cuar vajzën e tij drejt vdekjes.