Fjalë Kyçe

Vetëvritet një i paraburgosur në Hajvali

Vetëvritet një i paraburgosur në Hajvali

Ka bërë vetëvrasje një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Y.D. 33-vjeçar është gjetur i vetëvarur me jelekun e tij në dritaren e dhomës rreth orës 07:45 të mëngjesit të së enjtes.

Y.D. ishte përdorues i drogave dhe kishte ç’rregullime mendore, sipas SHKK-së. Ai ishte i dyshuar për dhunë në familje.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritaren e dhomës. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK. Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tërë kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore. Y. D ishte i dyshuar për veprën penale dhunë në familje”, thuhet nga SHKK-ja.