Fjalë Kyçe

Vetëvritet një person në Pejë, dyshohet se ishte polic

Vetëvritet një person në Pejë, dyshohet se ishte polic

Një person është gjetur i vdekur në Pejë.

I njëjti dyshohet se është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Shkodran Nikçi , zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës ka bërë të ditur për lajmi.net se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ai po ashtu ka thënë se dyshimet e para dërgojnë në vetëvrasjen e viktimës, teksa nuk ka konfirmuar nëse i njëjti është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Me të marrë informacionin në fjalë, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes. Dyshime e para çojnë se i njëjti është vetëvrarë”, ka thënë ai.