Fjalë Kyçe

Veton Surroi tregon pse BE po kërkon që Trepça të jetë pjesë e negociatave Kosovë-Serbi

Veton Surroi tregon pse BE po kërkon që Trepça të jetë pjesë e negociatave Kosovë-Serbi

Publicisti, Veton Surroi ka reaguar ndaj BE-së, për çështjen e Trepçës ku BE ka kërkuar që Trepça të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Surroi ka përkrahur kërkesën e BE-së, duke shkruar se kërkesa nga Komisioni Evropian që statusi i“Trepçës” të jetë pjesë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është rrjedhë e natyrshme e parimeve udhëheqëse të cilat Kosova i ka pranuar deri më tash, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se për zyren e Zonjës Mogherini është e qartë se nëse Kosova ka pranuar të bisedojë dhe të dakordohet për të gjitha këto çështje që duhet të ishin pjesë e sovranitetit të Kosovës, do të pranojë të bisedojë edhe për “Trepçën”.

Postimi i tij i plotë:

Kërkesa nga Komisioni Evropian që statusi i“Trepçës” të jetë pjesë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është rrjedhë e natyrshme e parimeve udhëheqëse të cilat Kosova i ka pranuar deri më tash. Përgjatë shtatë viteve të kaluara , Kosova ka pranuar të bisedojë me Serbinë, dhe të pajtohet me të , për mënyrën se si do të organizohen komunat e Kosovës (Bashkësia e Komunave Serbe), çfarë nacionaliteti duhet doemos të kenë komandanti i policisë dhe gjykatësit e apelit në Mitrovicën e Veriut dhe çfarë lartësie duhet të jetë muri i rrethrrotullimit në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Për zyren e Zonjës Mogherini është e qartë se nëse Kosova ka pranuar të bisedojë dhe të dakordohet për të gjitha këto çështje që duhet të ishin pjesë e sovranitetit të Kosovës, do të pranojë të bisedojë edhe për “Trepçën”.

Është mësim i mirë për spektrin politik kosovar pse duhet kaluar prej procesit negociator të “normalizimit” në procesin negociator të “Marrëveshjes gjithpërfshirëse” me vlerësim të procesit të deritanishëm e me parime të reja e të dakorduara udhëheqëse./Gazeta Alo/