Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Fushë-Kosovë, ku janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë. Policia i ka thënë se ekipet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë nisur hetim për rrethanat e aksidentit.
“Ndërkohë që ekipet e mjekëve emergjent janë në vendin e ngjarjes për të ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.