Fjalë Kyçe

Vetura e godet këmbësoren në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Vetura e godet këmbësoren në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë.

Aty ishin të përfshirë një veturë dhe një këmbësore, shkruan Indeksonline.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.