Fjalë Kyçe

Vetura e përfolur e Muharrem Sahitit ngjall debat në Favorit

Vetura e përfolur e Muharrem Sahitit ngjall debat në Favorit

Në emisionin sportiv “Favorit” mbrëmë u prekën shumë tema, ndërsa njëra prej tyre ishte edhe ajo e veturës që drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti e kishte marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sahiti ishte arsyetuar se vetura ka dalë në emër të tij për shkak se nuk ka mundur të kalonte nëpër Serbi me një veturë që ishte në emër të FFK-së.

Por, kreu i FFK-së, Agim Ademi akuzohet se ia bëri dhuratë këtë veturë mikut të tij, shkruan “Gazeta Express”.

E kjo temë u rikthye mbrëmë në “Favorit”, me analistin e emisionit, Taulant Dajaku, i cili insistonte se Sahiti e ka pranuar fajin në gjykatë.

Ai tutje e pyeti panelistin Avni Haxhiu nëse do të kërkonte falje po t’ia sjell faktet se Sahiti e ka pranuar fajësinë në gjykatë.

Nënkryetari i Trepçës e mbrojti Sahitin, duke e treguar versionin e këtij të fundit se vetura ka dalë në emër të tij vetëm për ta pasur më të lehtë qasjen në Evropë përmes Serbisë.

Për ta parë të plotë emisionin Favorit në Youtube mund të klikoni më poshtë.