Fjalë Kyçe

Vetura godet biçikletën në Gjilan

Vetura godet biçikletën në Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjilan në mes të një veture dhe një biçiklete në rrugën “Marie Shllaku”, shkruan Gazeta Express.

Nga një video e dërguar në adresë të Gazetës Expres shihet personi që ishte duke e ngarë biçikletën është goditur nga vetura derisa ishte duke e kaluar rrugën në zebra.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklete. Fatmirësisht ka kaluar me lëndime të lehta”, ka thënë Hashani.