Fjalë Kyçe

Vetura godet dy këmbësorë në lagjen Aktash në Prishtinë – shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Vetura godet dy këmbësorë në lagjen Aktash në Prishtinë – shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’, përkatësisht në lagjen Aktash në Prishtinë.

Vetura ka goditur dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore – ndërkaq shoferi menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ato janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi Borovci.

Ndërkaq, ende nuk dihet gjendja e personave të lënduar.