Fjalë Kyçe

Vetura godet dy këmbësore në Veternik

Vetura godet dy këmbësore në Veternik

Një veturë ka goditur dy këmbësore sot rreth orës 17:00 në Veternik, njofton Klan Kosova.

Të njëjtat kanë pësuar lëndime të rënda sipas Policisë.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime të rënda trupore”.

“Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.