Fjalë Kyçe

Vetura godet këmbësorin në Mitrovicë, dalin pamjet

Vetura godet këmbësorin në Mitrovicë, dalin pamjet

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Mitrovicë, ku vetura ka goditur një këmbësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se këmbësori është dërguar në spital për trajtim, si pasojë e lëndimeve.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Zahiti për sinjalin.

Ndërkohë që mediat lokale kanë shpërndarë pamje nga vendi i ngjarjes.