Fjalë Kyçe

Vetura godet këmbësorin në Podujevë

Vetura godet këmbësorin në Podujevë

Një person është goditur nga një makinë para pak minutash në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

I riu është goditur nga makina derisa po kalonte në zebra.

Rastin e kanë konfirmuar për Llapi.info edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës.

“Po, para pak minutash nga aksidenti në fjalë, një person është sjellë në Emergjencë, për momentin i njëjti është duke u trajtuar nga mjeku kujdestar”, kanë thënë nga Emergjenca.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.