Fjalë Kyçe

Vetura godet një fëmijë në Podujevë

Vetura godet një fëmijë në Podujevë

Një veturë ka goditur një këmbësor në Podujevë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, rreth orës 16:00, ndërkaq Telegrafi mëson se këmbësori është fëmijë.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.