Fjalë Kyçe

Vetura godet një këmbësor në kryeqytet, Policia jep detaje

Vetura godet një këmbësor në kryeqytet, Policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga një veturë sot rreth orës 14:00 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Edmond Hoxha në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, tha Ahmeti.