Fjalë Kyçe

Vetura godet një të mitur në Ferizaj

Vetura godet një të mitur në Ferizaj

Në fshatin Gërlicë të komunës së Ferizajt është raportuar se mbrëmë pas orës 19:00 i dyshuari mashkull i komuniteti shqiptar derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia e ka goditur një këmbësor.

Goditja e automjetit i ka shkaktuar lëndime trupore këmbësorit, i cili thuhet është i moshës së mitur.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht është dërguar në emergjencën e Ferizajt e me pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet nga policia.

Bëhet e ditur se dyshuari (shoferi i automjetit) tashmë është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.