Fjalë Kyçe

Vetura kalon në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, rrezikon trafikun

Vetura kalon në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, rrezikon trafikun

Policia e Kosovës në çdo njoftim u bënë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në komunikacion që të mos shkaktohen aksidente.

Mirëpo, një gjë e tillë duket se nuk vlen për disa qytetarë.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar një video ku shihet se si një veturë tejkalon veturat tjera në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, afër liqenit të Badovcit.

Ky veprim i vozitësit ka mundur lehtë të shkaktojë aksident.

Ndryshe vetëm gjatë 24 orëve janë shkaktuar 41 aksidente, prej tyre 18 me të lënduar ndërsa 31 pa të lënduar.

Janë shqiptuar 1375 tiketa trafiku, ndërsa janë bërë 25 arrestime ku 11 persona janë dërguar në mbajtje ndërsa 3 në vuajtje të dënimit.