Fjalë Kyçe

Vetura luksoze në vlerë 4.5 milionë euro, “flenë” në depon e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar

Vetura luksoze në vlerë 4.5 milionë euro, “flenë” në depon e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar

Mbi 350 vetura luksoze nuk po përdoren nga askush. Kjo për shkak se ato ndodhen nën masën e sekuestrimit.

Ato po ruhen në depot e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruara dhe Konfiskuara që gjendet ne periferi të Prishtinës.

Veturat që konsiderohen më të vjetra dhe që nuk janë shumë luksoze kanë zënë vende në depon e jashtme.

Këto vetura janë pasuri e konfiskuara nga qytetarët e Kosovës e që dyshohet se janë përfituar nga kryerja e veprave penale.

Sipas zëvendësdrejtorit të kësaj agjencie, Fadil Bunjaku vetëm në këtë vit janë sekuestruar 73 vetura.

“Vetëm gjatë këtij viti janë sekuestruar 73 makina…Veturat shiten dhe paratë derdhen në buxhetin e Kosovës ose jepen në përdorim te institucionet e ndryshme të Kosovës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Bunjaku tregon edhe vlerën monetare të këtyre veturave që gjenden në depo.

“Vlera e të gjitha veturave që kanë qenë në menaxhim të agjencisë është rreth 4.5 milionë euro.

Të rralla janë rastet kur veturat iu kthehen pronarëve, e ato që nuk shiten iu kthehen pronarëve.

Vetëm këtë vit një autobusë dhe dhjetë vetura u janë dhënë në shfrytëzim Policisë së Kosovës e pesë të tjera ministrive.