Fjalë Kyçe

Vetura me shpejtësi të madhe humb kontrollin, bie në liqen

Vetura me shpejtësi të madhe humb kontrollin, bie në liqen

Në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, para pak çastesh ka ndodhur një vetaksident trafiku.

Një veturë ka përfunduar në një kanal i cili është i hapur në këtë pjesë të Liqenit, shkruan Jepi zë.

Sipas dëshmitarëve, vetura ka qenë duke levizur me një shpejtësi të madhe kur ka devijuar rrugën dhe ka rënë në këtë kanal.

Një qytetar i ka thënë Jepi zë, se pikërisht kanali ka shpëtuar qytetarët tjerë, pasi vetura ka mundur të ua rrezikojë jetën kalimtarëve.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me shkaqet e këtij aksidenti.