Fjalë Kyçe

Vetura zyrtare parkon në shesh dhe dëmton kunjat e vendosur

Vetura zyrtare parkon në shesh dhe dëmton kunjat e vendosur

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës shpesh herë janë kapur nga qytetarët teksa i keqpërdorin veturat të cilat paguhen nga taksat e qytetarëve. E ndër to, është edhe një veturë e cila është parkuar në hyrje të sheshit të Mitrovicës. E kjo si duket nuk ka mjaftuar, ai ka dëmtuar edhe kunjin i cili e ndalon hyrjen e veturave në këtë pjesë.

Siç shihet në fotografitë e dërguara nga lexuesit e Gazetës Express, kjo veturë ka dëmtuar edhe pronën publike.

Kjo veturë, është duke qëndruar në të njëjtin vend që nga dita e premte, e deri më sot, ditë e diele ende nuk është larguar nga aty, e as nuk është kujdesur që të largohet nga kunji tashmë i dëmtuar.

Ka shumë raste të raportuara ku veturat të cilat paguhen nga taksat e qytetarëve keqpërdoren. Më parë është raportuar se disa zyrtarë të shtetit madje kanë shkuar edhe në Shqipëri për pushime me këto vetura.