Mediat shtetërore të Koresë së Veriut publikonin dje pamje të liderit Kim Jong Un që buzëqeshte i kënaqur teksa shihte ushtarët në një ekzibicion të ashpër dhune e force fizike.
Këta të fundit gjithashtu thyejnë blloqe betone në barkun e ushtarëve te stervitur, të cilët gjithashtu shfaqin “forcën e kafkës” së tyre duke thyer tulla me të.
Në disa nga pamjet më dramatike shihet një ushtar i zhveshur nga mesi e lart që thyen zinxhirët me të cilët është lidhur, ose teksa ecën mes xhamave të thyer dhe goditjeve me çekicë në stomak.
Pamjet e jashtëzakonshme janë pjesë e ekzibicionit të “vetë-mbrojtjes” së trupave Veriore dhe vijnë pak pas testimeve të kontestuara raketore të vendit, mes të cilave dhe të një rakete hipersonike që produar së fundmi nga Peniani.
Në fjalimin e rastit lideri Kim tha se vendi po ndërton një ushtri “të pathyeshme” për t’u përballur me armiqësinë e SHBA.
“SHBA ka sinjalizuar vazhdimisht armiqësinë ndaj vendit tonë, megjithë fjalët e përmbajtura boshe,” tha Kim, sipas rrjeteve shtetërore. “SHBA vazhdon të punojë për rritjen e tensioneve në rajon me gjykimet dhe veprimet e saj të gabuara”.
Ekzibicioni vinte në përvjetorin e 76-të të Partisë së Punës së Koresë së Veriut, por është i pari i këtij lloji që prej ardhjes së Kim në krye të vendit të varfër në 2011./tch