Një grua 79-vjeçare është burgosur për një muaj pasi injoroi paralajmërimet për një ‘fushatë urrejtjeje’ kundër fqinjit të saj.
Kathleen Neal, 79 vjeç, shpesh ka vendosur acide në saksitë me lule të fqinjit dhe ka derdhur urinë përmes një gardhi që i ndan në Castle Donington, Leicestershire.
Fushata e saj e frikësimit përfshin edhe thirrje të shumta telefonike të heshtura nga një numër i paregjistruar, ndërsa kjo kishte zgjatur me vite.