Një grua në Australi, ka mbetur e shokuar kur teksa po pastronte pjesën e poshtme të makinës, pa macen e saj dhe një piton duke sfiduar njëri-tjetrin.
Gruaja afrohet më pranë makinës, por në këtë moment pitoni rreth 2-3 metra i mbështillet në këmbë. Pas shumë tentativash, gruaja dështoi të hiqte gjarprin nga këmba, kështu që njoftoi menjëherë shërbimin e urgjencës për ta ndihmuar.
Ngjarja mësohet se është filmuar nga kamerat e trupit të policive, të cilët erdhën bashkë me shërbimet e urgjencës. Pasi policia mundi që të lironte këmbën e vajzës nga pitoni, ajo që gruaja i tregoi i ka shokuar.
Ajo i ka rrëfyer policëve se pitoni ishte i egër dhe ka tentuar disa herë ta kafshonte. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.