Fjalë Kyçe

VIDEO/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ky është momenti kur shpëtohet elektricisti në Tiranë

VIDEO/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ky është momenti kur shpëtohet elektricisti në Tiranë

Një elektricist ka rënë në kontakt me rrymën elektrike  ndërsa punonte në një shtyllë të tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”. Mësohet se 55-vjeçari është tashmë në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Në disa pamjet e filmuara nga vendi i ngjarjes shihet ekipi i shpëtimit që punon për të zbritur elektricistin nga shtylla e tensionit të lartë. Pasi mbërrin në tokë, 55-vjeçari është i vetëdijshëm dhe duket në gjendje të mirë shëndetësore. /abcnews.al