Fjalë Kyçe

Videoja e çuditshme e Madonna-s: Kam antitrupa, do dal për një xhiro të thith ajër Covid-19

Videoja e çuditshme e Madonna-s: Kam antitrupa, do dal për një xhiro të thith ajër Covid-19

Legjenda e pop-it, Madonna është shprehur se ajo tashmë ka antitrupa koronavirusi, pasi testit të kryer ndaj Covid-19

61-vjeçarja e bëri zbulimin në një video në Instagram të enjten, si pjesë e “serive online”, të emërtuara “Ditarët e karantinës”.

“Bëra testin. Kam zbuluar se kam antitrupa. Kështu që nesër,

do dal për një xhiro të gjatë me makinë, do ul xhamin dhe do marr frymë në ajrin COVID-19.”

Këngëtarja pretendon se pas një testi të kryer, ajo ka vërtetuar se sistemi i saj imunitar tashmë është ndeshur me koronavirusin, megjithëse është e paqartë nëse Madonna ka patur ndonjë simptomë.

Sidoqoftë, është akoma e paqartë nëse antitrupat mund të ofrojnë mbrojtje (imunitet) kundër infektimit përsëri. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) aktualisht shprehen se nëse keni antitrupa, jo domosdoshmërisht jeni imun ndaj virusit.

https://www.instagram.com/tv/B_nnEvnh_2Y/?utm_source=ig_embed