Një video virale nga Japonia synon të tregojë sesa lehtë mikrobet dhe viruset mund të përhapen në restorante kur vetëm një person është i infektuar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, eksperimenti simulon atmosferën në një restorant ose në një anije lundrimi dhe thuhet të jetë realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit.
Videoja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”.
Çdo pjesëmarrës shkon në drejtim të shankut siç do të bënin ata zakonisht, duke mos marrë parasysh një ndotje të mundshme.
Në fund të videos, pjesëmarrësit janë hedhur nën dritat e zeza duke ndriçuar se ku është përhapur “infeksioni”.
Substanca, e përdorur për të sinjalizuar mikrobet, mund të shihet në ushqim, enë shërbyese dhe pllaka, dhe madje edhe në fytyrat e disa prej pjesëmarrësve.
https://twitter.com/Johnny_suputama/status/1258786799851376641
Ja çfarë thonë ekspertët
Ndërsa këto lloj eksperimentesh nuk janë të reja, John Nicholls, profesor klinik në patologji në Universitetin e Hong Kongut, tha që ata demonstrojnë se sa shpejt mund të përhapet një virus, veçanërisht kur nuk bëhet larja e duarve.
“Ajo që tregoi video, është se ai do të përhapet në sipërfaqe dhe tek njerëzit shumë me efikasitet”, ka thënë Nicholls për CNN “dhe unë mendoj se me të vërtetë nënvizon nevojën e asaj që njerëzit kanë thënë për higjienën e duarve për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”.
Sidoqoftë, Nicholls tha që situata është “artificiale” sepse aq shumë theks i është kushtuar vetëm prekjes.
Dhe me këtë pajtohet Kentaro Iwata, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Kobe.
“Eksperimenti thjesht përshkroi mundësinë e përhapjes përmes kontaktit, dhe kjo nuk është dëshmi e asaj që ndodhi, kështu që dallimi duhet të bëhet qartë midis asaj që mund të ndodhte dhe asaj që ndodhi”, tha Iwata për CNN.
Por të dy ekspertët thanë se eksperimenti është një mënyrë e mirë për të treguar rëndësinë e larjes së duarve.
Për hir të shkencës, Nicholls tha se do të ishte edhe më efektive të shihej eksperimenti i bërë pasi personi i “infektuar” lan duart për pesë dhe pastaj dhjetë sekonda.
“Kështu që publiku i gjerë merr një koncept të mekanizmit se sa përdorimi i larjes së duarve në të vërtetë mund të zvogëlojë transmetimin e një materiali infektiv potencial”, ka theksuar Nicholls.