Një vjedhje ka ndodhur dje pasdite në Autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Rastin e vjedhjes së përforcuesve të shtyllave mbrojtëse e ka denoncuar një punëtor që kujdeset për mirëmbajtjen e autostradës.
“Autostrada Ibrahim Rugova, Prizren 15.07.2019 – 16:55. Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar se persona të panjohur kanë vjedhur rreth njëqind përforcues të shtyllave mbrojtëse”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.